Xhokoviç rrezikon ‘US Open’, vaksinimi…

Nis peticioni me firma për të bërë të mundur ndyshimin e rregullit për vaksinimin ndaj COVID-19.

Këmbëngul me forcë për të mos u vaksinuar kundër COVID-19. Tenisti serb Novak Xhokoviç rrezikon seriozisht të mos shkojë në Shtetet e Bashkuara për të luajtur Grand Slam-in e fundit të sezonit, US Open.

Një vendim i pakuptueshëm për disa politikanë amerikanë, por edhe për fansat e tenistit ballkanas. Madje disa simpatizantë të tij kanë nisur një peticion në internet për të mbështetur ish-numrin një në botë dhe për të sfiduar qeverinë Biden.

Në fakt, polemikat zgjerohen rreth vendimit të Novak Xhokoviçit. Shumë herët, lojtari serb njoftoi se ksihte vendosur të mos vaksinohej ndaj Koronaviruesit famëkeq.

Një vendim me pasoja të rënda për numrin dy të botës. Për shkak të situatës shëndetësore dhe rregullave në fuqi, fituesi i fundit i Wimbledon nuk ka mundur të marrë pjesë në Australian Open.

Kësisoji, pjesa e dytë e sezonit ka të ngjarë të cungohet. Në kushte të reja Xhokoviç nuk duhet të përfshihet në Masters 1000 në Montreal, por edhe në US Open.

Qeveria amerikane kërkon një grafik të plotë vaksinimi për të mundur hyrjen në territorin përtej Atlantikut. Xhokoviç teksa pak ditë më parë fitoi Wimbelldonin, padyshim do duhet të zgjedhë shpejt./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!