Xhokoviç triumfon në Uimbëlldon

Absolutisht një kampion i madh i sportit të raketave. Novak Xhokoviç, pas triumfit të sotëm në Uimbëlldon(4-6, 6-3, 6-4, 7-6 (3)), numëron në total nëntë Australian Open, shtatë Wimbledon, si dhe tre tituj në US Open dhe dy në Roland Garros.

Sot serbi 35 vjeçar Novak Xhokoviç hedh në “tapet” greko-australianin Nik Kyrgios me rezultatin 3-1.

Një ndeshje e cila nisi mbarë për sfidantin i cili fitoi setin e parë. Më pas ‘Nole’, një tifoz i thekur i Milanit në Seria A, i mbështetur nga shumë të pranishëm në stadium, ia doli të fitojë dy stete radhazi për 2-1.

Në setin e katërt i cili ishte dhe më i rivalizuari, kampioni ballkanas arrin të fitojë në ‘shtesë’ duke arritur te titulli i 7 personal në Uimbëlldon.

Në fund festa e cila nisi me një gjest sinjifikativ të Xhokoviç ndërsa u ul mbi ‘bar’ dhe shijoji një ‘fije’ të tij. Ngjitja te familjarët dhe më pas trofeu në duar, kaluan mes ovacioneve të shumta të publikut anglez e më gjërë.

Roxher Federer ka 8 trofe në Uimbëlldon ndërsa Rafa Nadal ka 22 Slam-e (një më shumë)

Titujt e Xhokoviç në Grand Slam-e
Australian Open: 9 (2008, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016, 2019, 2020, 2021)
Roland Garros: 2 (2016, 2021)
Wimbledon: 7 (2011, 2014, 2015, 2018, 2019, 2021, 2022)
US Open: 3 (2011, 2015, 2018)/Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!