Xhokoviç deklaron: Nuk do jem në ‘US Open’

Pasi humbi Australian Open në janar, tenisti serb Novak Xhokoviç do të mungojë edhe në turneun e US Open.
Kështu një nga turnetë më të rëndësishëm në sportin e raketave humb fituesin e fundit të Wimbledon. Arsyeja dihet. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk lejojnë të shkelin persona të pavaksinuar ndaj COVID-19.
Njoftimin e ka bërë vetë 34 vjeçari ndërsa sikundër në të kaluarën nuk pranon të vaksinohet për COVID-19.
“Me keqardhje njoftoj se nuk do të fluturoj për në SHBA për turneun e US Open. Faleminderit për mesazhet plot dashuri dhe mbështetje.
I uroj fat kolegëve të mi. Unë do të mbetem në një formë të mirë dhe me moralin lart në pritje të mundësisë për të garuar sërish. Shihemi së shpejti”,thotë kampioni i tenisit./Sportiim.al/