Turi i tretë, short i pranueshëm për Tiranën, Laçin e Vllazninë

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Tirana, Laçi dhe Vllaznia kanë patur mundësinë të njihen me kundërshtarët e tyre në rast kualifikimi.

Tirana do të luajë përballë fitueses së çiftit Tobol Kostanaj (KAZ)-Linkoln Red Imps (GIB) nëse mposht në turin e dytë Zrinjskin, skuadrën nga Bosnje-Hercegovina.

Nëse Laçi kalon moldavët e Petrokub do të gjejë në turin tjetër skuadrën fituese mes Fehervar (HUN)-Gabala (AZE).

Dhe në rast se Vllaznia do të thyejë rumunët e Universitatea Krajovës do të peshkojë në turin e tretë skuadrën ukrainase, Zoria Luhansk.

Ndeshjet e turit të tretë janë parashikuar të luhen në 4 dhe 11 gusht por më parë skuadrat do duhet të kalojnë turin e dytë që do të zhvillohet më 21 dhe 28 korrik./Përgatitit: Sara Gjidiaj/

Shorti për turin e tretë Conference League:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!