Rivali i Tiranës/ Zrinjski i mbushur me …kroatë

UEFA Conference League: Tirana-Zrinjski Mostar të martën në 20:00 në “Air Albania Stadium”

Rivali i Tiranës në turin e dytë të Conference League është një skuadër ballkanase nga Mostari i Bosnje-Hercegovinës.

Ata u mundën nga Sherif Tiraspol në dy takime në turin e parë të UEFA Champions League (0-0, 1-0) dhe sikundër Tirana e cila u kalua nga Dudelanzh (1-0, 1-2) do të vijojnë në Conference.

Ndeshja e parë me kampionët në fuqi të Bosnjë-Hercegovinës do të zhvillohet të martën e ardhëshme në ‘Arenën Kombëtare’ me fillim orën 20:00. E kthimit më 28 korrik në ‘Bijeli Brijeg’ (Mostar) me orën e përcaktuar nga UEFA 21:00.

Po cili është kontigjenti i Zrinjski?

Kampionët e Bosnjë Hercegovinës janë një skuadër me një përzierje të madhe të futbollistëve vendas dhe atyre kroatë. Madje nga fqinjët e Kroacisë listohen jo pak por 12 futbollistë. Mes tyre një serb dhe një gjerman. Ndërkaq trajner i skuadrës është nga Mostari, 45 vjeçari Sergej Jakiroviç.

Formacioni me të cilin nisi ndeshjen Zrinjski ndaj Sherif Tiraspol javën e kaluar në transfertë:

Zrinjski: Kondriç; Bekiç, Barishiç, Magdiç, Korluka; Zlomisliç, Saviç; Kuzhe, Jankoviç, Tiçinoviç, Bilbija. Tr: Sergej Jakiroviç.

Stoli:

Soldo, Jukiç, Mandiç, Sabljiç, Malenkinushiç, Maglica, Suçiç,Ilinkoviç, Memija, Juranoviç, Kamenar, Seniç. Përgatiti: I.Myrtaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!