Kurbinasit mund të ndeshën me “Videoton”, Vllaznia merr çfarë “lë” Laçi

Vllaznia ka përballë në turin e dytë Univerisitatea Krajovë dhe të tretë (hipotetikisht) Zoria Luhansk. Me dy rivalet e shkodranëve ka luajtur Laçi (2014,2021)

Shorti i turit të tretë i UEFA Conference League përpara se të luhet faza Play Off e cila të dërgon në grupe, bëri të ditur rivalet e tri skuadrave të Superiores.

Tirana:

Me mjaft fat Tirana e cila parë konkurentët në vazo do të ketë njërin nga fituesit e çiftit Tobol (KAZ)-Linkoln Red Imps (GIB). Me shumë gjasë Tirana nëse kalon boshnjakët e Zrinjskit do përballet me Tobol Kostanay të Kazakistanit. E keqja e vetme mund të vijë nga fakti që në Kazakistan luhet java e 16-të. Tobol renditet i 4-ti.

Laçi:

Laçi pasi të kalojë moldavët e Petrocub (nëse) do duhet të matet me shumë mundësi me hungarezët e Ferhervar. Këta të fundit do përballen paraprakisht me Kabalën e Azerbajxhanit.

Në fakt, rivali i mundshëm i Laçit ka patur emrin Videoton FC. Dikur një skuadër e madhe e Hungarisë. Klubi ndryshoi emrin e tij nga Videoton FC në MOL Vidi FC në vitin 2018

Sponsori kryesor i klubit ishte kompania shumëkombëshe e naftës dhe gazit MOL. Në vitin 2019, klubi ndryshoi emrin e tij edhe një herë në MOL Fehérvár FC.

Vllaznia:

Ndërkohë Vllaznia përpos vështirësisë me Univresitatea Krajovë do ketë punë me Zoria Luhansk të Ukrainës.

Interesant fakti që rivalët aktual të shkodranëve kanë luajtur të dyja me Laçin e Kurbinit. Nëse me Zorian, Laçi u mund në dy takime (0-3, 2-1) me rumunët edicionin e kaluar bardhezinjtë fituan 1-0 dhe barazuan 0-0 duke u kualifikuar në turin e tretë me Anderlehtin e Belgjikës. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!