Turi i tretë/ UEFA Conference League, shorti të hënën

Tirana, Laçi dhe Vllaznia do të jenë tri skuadrat e Abissnet Superiore të cilat do të vijojnë rrugëtimin e tyre në turin e dytë të Conference League. Të hënën shorti i turit të tretë…

Shorti i raundit të tretë kualifikues të UEFA Europa Conference League 2022/23 do të hidhet të hënën me 18 korrik në ora 14:00. Ai zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit Europian në Nion, Zvicër.

Në këtë fazë të shortit skudrat do të jenë të ndara në dy vazo: ajo e kampionëve dhe vazoja kryesore.

Në vazon e kampionëve përfshihen 8 skuadra që kualifikohen nga turi i dytë dhe 2 të tjera të eleminuara nga turi i parë kualifikues i Champions Leauge.

Në vazon tjetër do të jenë 9 skuadra të reja:

Gil Viçente (POR)
Tvente (HOL)
Anderleht (BEL)
Volfsberg (AUT)
Dunde Junajtid (SCO)
Zorja Luhansk (UKR)
Hajduk Split (KRO)
Lugano (ZVI)
Panathinaikos (GRE)

Gjithashtu, në këtë vazo bëjnë pjesë edhe 45 skuadra fituese të turit të dytë.

Skuadrat e vazos kryesore do të ndahen në dy vazo të tjera në bazë të koeficentëve të klubeve dhe gjithçka do të sqarohet më tej gjatë hedhjes së shortit pasi turi i dytë pritet të përfundojë më 28 korrik dhe fatet e skuadrave që vazhdojnë më tej nuk do jenë përcaktuar akoma.

Ndeshjet për turin e tretë janë planifikuar të zhvillohen më 4 dhe 11 gusht. Skudrat fituese do t’i drejtohen fazës Play-Off.

Nëse Laçi, Tirana dhe Vllaznia do të kalojnë turin e dytë, do të luajnë përballë skuadrave me të cilat do të shortohen në shortin e së hënës. /Përgatiti: Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!