Stërling zyrtarisht i Çelsit

Klubi i Çelsit ka konfirmuar marrëveshjen me sulmuesin anglez Rahim Stërling. Mançester Siti do të përfitojë 50 milionë euro nga shitja e 27-vjeçarit.

Lojtari e kishte bërë të ditur më parë largimin nga kampionët e Anglisë nëpërmjet një postimi falenderues për skuadrën ku ai u aktivizua sezonin e fundit.

Siti firmosi me Stërling në këmbim të 45 milionë eurove nga Liverpuli në 2015. Ai ka shënuar 131 gola në 339 ndeshje me fanellën e Sitit dhe ka fituar 4 tituj kampionë.

Rahim Stërling është e para goditje e madhe e merkatos së Çelsit deri në këto momente. Sulmuesi do të bashkohet menjëherë me skuadrën, e cila do të zhvillojë fazën përgatitore në SHBA duke nisur nga dita e shtunë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!