Nadal në gjysmëfinale

Spanjolli Rafael Nadal është kualifikuar në gjysmëfinalen e Uimbëlldon.
Ngjau pak minuta më parë ndërsa pas rivalit të tij kryesor Novak Xhokoviç teksa u kualifikua dje, sot radha e sportistit nga Majorka.
Ndaj amerikanit Tejlor Fritz, Nadal e mbylli takimin me vështirësi. Seti i pari i numrit 11-të më pas fiton Nadal, sërish Fritz dhe barazon Rafa.
Në finale të kësaj supersfide, numri 2 në botë, vendos veton duke fituar setin dhe gjithë takimin 3-2.
Në gjysmëfinale të këtij Grand Slam-i do takojë tenistin Nik Kyrgos, i cili mposhti Kristian Garin në çerekfinale 6-4, 6-3, 7-6 (5). Gjithcka u vendos në setin final ku tenisti spanjoll siguroi fitoren dhe kualifikimin në gjysmëfinale në shifrat 7-6.
Ndërkohë kujtojmë që gjysmëfinalja tjetër do të luhet midis Xhokoviç dhe Nori.
He. Would. Not. Be. Denied. pic.twitter.com/GcUAou8kZu
— US Open Tennis (@usopen) July 6, 2022