Nadal tërhiqet para gjysmëfinales, kalon Kyrgios


Nadal, fituesi i Australian Open dhe Ronald Garros, shuan ëndrrën e Grand Slam-it të Uimbelldonit. Nick Kyrgios (kundërshtari i tij në gjysmëfinale) do të luajë automatikisht në finale.

Tensti spanjoll Rafael Nadal praktikisht nuri 2 në ranglistë është tërhequr nga gjysmëfinalja e Uimbëlldon të cilën do ta luante sot përballë Nik Kyrgios për shkak të një dëmtimi.

Tenisti spanjoll ndërpreu disa herë ndeshjen çerekfinale për të marrë trajtim mjekësor por në fund ia doli ta mbyllte sfidën me fitore mes dhimbjesh perballe amerikanit Fritz.

Nadal konfirmoi se ka një muskul të këputur në pjesën e barkut dhe një çarje në po të njëjtën zonë.

“Kam menduar gjatë gjithë ditës për këtë vendim. Mendoj se nuk ka kuptim të luaj në këtë gjendje. Më vjen keq që shkoi kështu” ka thënë dje Nadal.

Në këtë mënyrë Kyrgios kualifikohet automatikisht në finalen e Uimbëlldon dhe pret te njohë kundërshtarin e tij në sfidën e nesërme midis Xhokoviç dhe Nori./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!