Xhokoviç në gjysmëfinale të Uimbëlldon

Xhokoviç “vuan” por ne fund ia del të kualifikohet. Radha e spanjollit Nadal…
Novak Xhokoviç është kualifikuar në gjysmëfinalen e Uimbëlldon teksa ka triumfuar me vështirësi përballë italianit Siner.
Ishte Janik Siner ai që kaloi i pari në avantazh duke rrëmbyer dy setet e para me shifrat 7-5 dhe 6-2. Më tej, tenisti serb barazon numrin e seteve duke triumfuar 6-3 në të tretin dhe 6-2 në të katërtin.
U desh te luhej nje set i pestë që Xhokoviç, pas pothuajse katër orëve lojë, të siguronte biletën për në gjysmëfinale pasi mposhti Sinerin ne shifrat 6-2. Kështu, numri një në botë konfirmohet si gjysmëfinalisti i parë i këtij turneu dhe mbetet në pritje të kundërshtarëve të tjerë./Sara Gjidiaj/