Kukësi largon tre futbollistë

Skuadra në terren, Alija Krniç, Filip Gligorov dhe Artiom Puntus largimet e radhës nga Kukësi
Dje Kukësi nisi zyrtarisht pëgatitjet sezonale ndërsa sot klubi verilindor njofton në rrjete se ka mbyllur bashkëpunimin me tre futbollistë të tjerë.
Njoftim:
“Skuadra ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri 2022-2023. Ekipi ka zbritur në fushën e blertë duke zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhërat e trajnerit Skënder Gega, i cili në këtë rikthim po ndihmohet nga Pero Pejiç.
Skuadra do të vijojë me përgatitjet në Tiranë deri në datën 25 korrik teksa më pas udhëton drejt Turqisë për fazën përgatitore. Me ekipin janë bashkuar afrimet e reja të bëra në merkaton e verës. Gjatë përgatitjeve në Tiranë, ekipi do të zhvillojë edhe miqësore, kundërshtarë të cilët do të zbulohen me kalimin e ditëve.”
Njoftimi sot:
“FK Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistët Alija Krnić, Filip Gligorov dhe Artiom Puntus. Pas mbylljes së sezonit, palët kanë arritur marrëveshje për mbylljen e bashkëpunimit. FK Kukësi falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre”.