Bylis spastron radhët…

Biringueta dhe Ananias mefsushorët e skuadrës mallakastriote të Bylis nga sot nuk janë më pjesë e skuadrës që u ngjit në Superiore. Klubi i cili po ndërtohet me kujdes, njoftoi sot largimin e futbollistëve.
Postimi i klubit:
“Çdo fillim e ka një fund…, e rëndësishme është që ndahemi si kampionë!
Tashmë është koha që të përshëndetemi me dy nga kampionët e sezonit të shkuar, në fushë dhe jashtë saj.
Klubi ynë ka gjetur marrëveshjen dhe me mirëkuptim përfundon këtu bashkëpunimin me dy lojtarët brazilianë, mesfushorët Biringueta dhe Ananias, të cilët i falënderojmë për kontributin maksimal, duke qenë korrekt dhe shumë profesionist në fushë, në realizimin e sukeseve të klubit tonë, por edhe jashtë saj, si dy personazhe shumë të dashur në qytetin tonë!
Të kushtëzuar nga numri i të huajve, erdhi ndërprerja e bashkëpunimit me dy brazilianët, por nisur nga fakti se kemi ende gjashtë lojtarë të huaj si: Samba, Loran, Aboubakar, Fall, Antoni dhe Barboza. Nisur edhe nga fakti se presim edhe 3-4 lojtarë të huaj, do të ketë sërish huazim të 1-2 lojtarëve të sipërpërmendur…
Faleminderit kampionë #Biringueta&#Ananias
Muito obrigado irmão!