Seria A/ 20 emrat e pankinave 2022/23

Seria A mbetet “dashuri” e përherëshme e të apasionuarëve të futbollit nga Shqipëria. Fakti i afërsisë gjeografike, shumë futbollistë nga trojet shqiptare në Apenine por dhe afro 700 000 qytetarë me banim atje, e kthejnë simbolikisht Italinë në një “vatër” shqiptare…

Sot temë e ditës e TMW, është konfigurimi përfundimtar i 20 pankinave të Seria A. Ajo shkruan se me ardhjen e Gotit te Specia, të gjithë klubet kanë mbyllur me emrat e teknikëve zyrtarë të sezonit futbollistik 2022/2023.

Lista e plotë e trajnerëve të Seria A 2022/23

Atalanta – Xhan Piero Gasperini (konfirmuar)
Bolonja – Sinisha Mihajloviç (konfirmuar)
Kremoneze – Masimiliano Alvini (i ri)
Empoli – Paolo Zanetti (i ri)
Fiorentina – Vinçenzo Italiano (konfirmuar)
Hellas Verona – Gabriele Kofi (i ri)
Inter – Simone Inzagi (konfirmuar)
Juventus – Masimiliano Alegri (konfirmuar)
Lacio – Mauricio Sarri (konfirmuar)
Leçe – Marko Baroni (konfirmuar)
Milan – Stefano Pioli (konfirmuar)
Monza – Xhovani Stropa (konfirmuar)
Napoli – Luçiano Spalçletti (konfirmuar)
Roma – Zhoze Murinjo (konfirmuar)
Salernitana – Davide Nikola (konfirmuar)
Sampdoria – Marko Xhampaolo (konfirmuar)
Sasuolo – Alesio Dionisi (konfirmuar)
Specia – Luka Gotti (i ri)
Torino – Ivan Juriç (konfirmuar)
Udineze – Andrea Sotil (i ri)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!