Sainz fitorja e parë në karrierë

Start i frikshëm. Piloti kinez Zhu i Alfa Romeo-s fluturoi si në filma pas përplasjes me Rasëll. Për fat, pa probleme fizike.

Një nga garat më të çmendura të këtij sezoni në Formula 1 fitohet nga spanjolli i Ferrarit Karlos Sainz.

Në Silverstone, përpara një numri rekord shikuesish, podiumi i takoi treshes Sainz, Perez dhe britanikut Luis Hamilton…

“Pole position” i parë dhe pas 150 garash në F1, Sainz arrin më në fund të rrëmbejë fronin si i parë.

Pas suksesit tha:

Kam mbetur pa fjalë, nuk di çfarë të them. Është vërtet fantastike, pas 150 garash, me Ferrarin, në Silverstone. Nuk mund të kërkoja më shumë, nuk do ta harroj kurrë.

Sot, Hamilton ishte në forrmë dhe ne ia dolëm të fitonim. Nuk ishte e lehtë, Verstappen na detyroi të shtynim fort. Unë ia dola. Kanë ndodhur shumë gjëra, më në fund ia dolëm. Këtu është gjithmonë e veçantë, fitorja këtu është shumë e rëndësishme për mua”.

Mbërritja në Siverstone:

Immagine

Klasifikimi i pilotëve:

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!