Degjeneron tapeti i “Kukës Arena”

Pamjet e sotme të “Kukës Arena”, skandaloze. Tapeti nën diktatin e infektimit, rrezikon licensimin për kampionat.

Klubi i Kukësit në fazë organizimi teksa një muaj më parë afroi trajnerin Skënder Gega dhe me hapjen e merkatos po kryen ripërtëritjen e elementit me të cilin do të nisë kampionatin në 20 gusht.

Në fakt edhe pse te verilindorët largimet kanë qënë për rekord, afrimet e Klejdi Daci (kthyer nga huazimi), Ergys Peposhi (kthyer nga huazimi), Antonio Ilieski, Kristi Kote, Ante Zhivkoviç, Jakup Berisha, Arbër Basha, Agnaldo Moraesh, por dhe sforco për të mbajtur në klub dhe për dy vite e Shqipërim Taipit apo dhe zgjatja e kontratës së Redon Dragoshit, tregon se Kukësi synon të jetë në kërkim të zonës së pretendimëve.

Mirpo aseti i madh i tyre inaguruar vetëm pak muaj më parë (23 prill 2022 Kukësi- Laçi 0-0), Kukës Arena’ duket se ka dalë jashtë përdorimit..

Edhe pse drejtuesit e kanë mbajtur larg syrit mediatik situata e agravuar e fushës së impiantit më të ri në vend lë pa “gojë”.

Disa ndeshje të moshave kuqezi me homolgët e tyre nga Kosova ishin të fundit që janë luajtur në Kukës por terreni aktual tej temperaturave të larta, ka degjenruar plotësisht./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!