Rekordi/ McLaughlin i ngjan ‘erës’

Sydney McLaughlin (SHBA), arrin 51″41 në kampionatin amerikan në Eugene: kaloi 51″46 që kishte kapur në Tokio
Atletja 22-vjeçare amerikane Sydney McLaughlin, vendosi një rekord të ri botëror në garën e 400 metrave me pengesa për femra.
Në pistën e Eugene, ajo arriti kohën e re 51”41, duke përmirësuar me 5 të qindtat kohën e mëparshme 51”46 që mbahej po prej saj, vendosur në “Tokyo 2020”.
Një rekord gjenial i cili vjen pak përpara se të startojë Botërori teksa po në këtë pistë pritet të shihen të tjera ‘bëma’.
Paraprakisht, McLaughlin nuk ka rivale. Vendi i dytë ishte 1.3 sekonda prapa duke krijuar një disatncë të frikshme. Të mendosh që është vetëm 22 vjeçe…/Sportiim.al/