Salah te Reali? E pamundur

Real Madrid nuk do të nënshkruajë me Mohamed Salah, ose të paktën në afat të shkurtër. ‘Nada de nada’
Zërat zyrtarë nga skuadra e bardhë e konsiderojnë të pamundur mundësinë për ta parë egjiptianin në një ekip që ka plane të tjera. “Asgjë fare”, fraza që na arrin më shumë në vesh.
Pas një kohe 6-vjeçare në Anfield, media të ndryshme e shohin Real Madridin si një mundësi për futbollistin më të mirë afrikan të dekadës së fundit.
Megjithatë informacionet e ndryshme janë pa bazë. Duket se ishte vetëm një artikull më shumë në kohët kur faqet e mediave online duhet të plotësohen.
Në realitet e verteta është ndryshe. “Në këtë kohë telefonave drejt Valdebebas nuk i’u mbarojnë kurrë zilet”, shkruan ‘Defenca Central’. /Sportiim.al/