Pushon në Majorka, Ronaldo drejt Çelsit

Pas vetëm një sezoni të trazuar te Mançester Junatid, Kristiano Ronaldo mund të ndryshojë sërish ambient. Pas jo Bajernit dhe Romës, ekziston opsioni i Çelsi.

Pak më shumë se një vit më parë, Kristiano Ronaldo u bë protagonist i rikthimit të madh në shtëpi. Pas tre sezonesh të kaluara me fanellën e Juventusit, kampioni portugez përshëndeti skenën e Serisë A për t’u rikthyer për të veshur fanellën e MançesterJunajtid, skuadra që e shenjtëroi atë në shkallë botërore nga 2003 deri në 2008.

Ndërkaq, mediat angleze raportojnë se pronarët e rinj të Çelsit kanë takuar përfaqësuesin e Ronaldos, Horge Mendes për të diskutuar për mundësinë e lëvizjes së sulmuesit në “Stamford Bridge”. Luzitani dëshiron të luajë në Champions League dhe blutë janë opsioni ideal./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!