Vjen zyrtarizimi, Shehi te Vllaznia

Vllaznia rikthen zyrtarisht Dajan Shehin në Shkodër. Elbasanasi pas largimit nga kuqeblutë u aktivizua te Partizani dhe Skënderbeu sezonin e shkuar. Kontratë njëveçare me obsion zgjatjen dhe për një edicion tjetër.

Mbrojtësi shtatlartë u prezantua nga zëvendës trajneri Vioresin Sinani.

Njoftimi:

“Dajan Shehi rikthehet sërish në shtëpi. KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

I urojmë atij një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu, për të gëzuar sërish së bashku ashtu siç bëmë dy sezone më parë. Mirë se erdhe Dajan Shehi”, njofton Vllaznia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!