Fangaj: Po iki por Vllaznia është edhe e imja…

Abbdurrahman Fangaj, mbrojtësi 24 vjeçar nga Shkodra i thotë një mirupafshim të keqardhur skuadrës së Vllaznisë. Në një postim në ‘Facebook’ ish mbrojtësi i djathtë i Tërbunit, Laçit dhe Vllaznisë ndërsa vulos divorcin me kuqeblutë, duket se akuzon për vemendje të munguar rreth Fangajt futbollist.

I rekuperuar pas një dëmtimi të gjatë, mbrojtësi energjik me shumë mundësi pas Vllaznisë do të migrojë te skuadra që kanë shprehur interesin paraprak. Veç Flamurtarit për Fangajin si pistë të mundshme janë dhe Teuta dhe Egnatia.

Postimi i Fangajt:

Përshëndetje ! Nga sot nuk do jem më pjesë e KF Vllaznia. Faleminderit te gjithë atyre që më ndihmuan gjatë këtij rrugëtimi , njëkohësisht jam i lumtur për sukseset që arritëm së bashku dhe plotësimin e ëndrrës së fëmijërisë që një ditë të kontriboja për qytetin tim. Jo cdo gjë shkoj ashtu siç dëshirova une, pavarësisht që kisha shumë pengesa për të ecur përpara une jam mësuar që të keqen ta kthej me të mirë. Dashurinë që kam për ngjyrat kuq e blu nuk do të mundet askush të ma shuaje! Faleminderit ! Abdurrahman Fangaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!