Infantino: Botërori me 48 Kombëtare do jetë madhështia e USA, Kanadasë dhe Meksikës


Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, pret me padurim të shohë një fazë finale të bujshme të futbollit në vitin 2026.

Ai foli duke përgëzuar qytetet e përzgjedhura për ofertat e tyre të suksesshme pas shpalljes në Nju Jork, dhe shtoi se ata do të befasohen, mahniten nga pasioni, emocioni dhe përfshirja e FIFA World Copa.

“Unë mendoj se kjo pjesë e botës nuk e kupton se çfarë do të ndodhë këtu në 2026,” tha Infantino për mediat e pranishme. “Këto tre vende do të jenë epiqendër. Bota do të pushtojë Kanadanë, Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara me një valë të madhe gëzimi dhe lumturie, sepse kjo është ajo që bën futbolli. Futbolli është gjithashtu sporti i emigrantëve, i përfshirjes dhe i bashkimit të njerëzve.

“Me 48 vende që vijnë dhe luajnë në këtë Kupë Bote, do të jetë mahnitëse dhe futbolli në 2026-ėn këtu në Amerikën e Veriut do të jetë në një nivel krejtësisht të ndryshëm. Në këtë pjesë të botës – në këto tre vende – ju jeni duke e udhëhequr botën në shumë fusha: në ekonomi, në sport, e kështu me radhë. Por në sportin numër një në botë, që është futbolli, ju nuk jeni ende lart dhe objektivi duhet të jetë që ju të jeni në krye të botës edhe në sportin numër një në botë.”

Nërkaq Presidenti i CONCACAF, Victor Montagliani foli gjithashtu për emocionin e pritshëm të një turneu multikulturor dhe global në shoqëri të tilla të larmishme, të frymëzuar nga futbolli.

“Ne të dy jemi bij emigrantësh: unë në Amerikën e Veriut dhe Gianni [Infantino] në Zvicër. Futbolli është ai që ndoshta na ka lidhur me baballarët tanë më shumë se çdo gjë tjetër”, tha Presidenti Montagliani. “Ky kampionat do të thotë shumë për shumë njerëz. Ne mund të lidhim shumë nga kujtimet tona në jetën tonë me këtë trofe, kështu që është padyshim një rast i rëndësishëm për rajonin tonë dhe për të tre vendet.”

Rritja e skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 48 ekipe për Kupën e 23-të të Botës FIFA do të thotë më shumë ndeshje për t’u shijuar pasi futbolli zgjeron më tej shtrirjen dhe ndikimin e tij të vërtetë global.
“Këto qytete do të organizojnë një Botëror fantastik [FIFA]. Sot Kupa e Botës ka 64 ndeshje. Në vitin 2026, Kupa e Botës do të ketë 80 Superbowl, 80 ndeshje të pabesueshme, 80 finale dhe ne duhet të sigurohemi që ato të luhen në kushtet më të mira”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!