Dinamo përgenjeshtron: Jemi ende pa trajner

Ndonëse mediat sportive njoftuan se Nevil Dede është dakortësuar për të qenë trajneri i ri i Dinamos, klubi blu me anë të një njoftimi në rrjete ka hedhur poshtë këtë lajm për të cilin ‘Sportiim.al’ e botoi duke ju referuar burimit.

Njoftimi i Dinamos:

FC Dinamo dëshiron t’iu bëjë me dije se është ende në bisedime për përzgjedhjen e trajnerit të ri dhe lajmi i përhapur nga disa media që lidhin trajnerë te ndryshëm me klubin blu, nuk janë të vërteta.FC Dinamo do të komunikojë nëpërmjet kanaleve të saja në lidhje me çdo lajm që del nga klubi blu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!