Hila vishet bardheblu

Pas Albano Aleksit dhe Florent Hasanit, Ardit Hila bëhët futbollisti i radhës që vishet këtë merkato vere bardheblu. Ish futbollisti i Partizanit, Teutës, Elbasanit, Gjilanit, Prishtinës ishte pjesë e Kukësit edicionin e kaluar.

Mosmarrëveshjet mes palëve e larguan para kohe lojtarin ‘xhol’ nga verilindorët duke bërë që elbasanasi 29 vjeçar të ndalë para kohe. Sot gjën skuadrën e re, kampionët e Tiranës.

Klubi shkruan:

“Ardit Hila është emri më i ri që i bashkohet Klubit të Futbollit Tirana. Mesfushori dhe klubi kanë arritur dakordësinë e bashkëpunimit. Hila është prezantuar sot me ekipin dhe stafin teknik dhe do të fillojë menjëherë punën me skuadrën. Mirëseerdhe Ardit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!