Ramadani te Aberdin për tre sezone

Mesfushori kuqezi firmos te skuadra e cila me Aleks Ferguson si trajner, u përball me Dinamon e Tiranës.

Ylber Ramadani arrin të nënshkruajë për një ekip skocez. Një emër jo pak i njohur në arenën ndërkombëtare. Bëhët fjalë për Aberdinin e teknikut Xhim Guduin me të cilin në të shkuarën është ballafaquar edhe me Dinamon e Tiranës.

Mesfushori 26 vjeçar kaloi nga MTK Budapest te Aberdin për një pagë ende enigmë ndërsa trajneri Guduin është shfaqur optimist për këtë transferim, duke u shprehur se Ramadani do të ndihmojë skuadrën në objektivat e klubit.

“Ai ka inteligjencë dhe është i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë. Ai është një lojtar që luan për skuadrën dhe jep shembullin për të tjerët”, tha trajneri Guduin.

Ndërkaq Aberdin ka luajtur në vitin 1982-83 me Dinamon për Kupën e Kupave të Europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!