Euro 2024/ Ikën të gjithë, Italia krenohet me Orsaton

Italia mori me vete një Euro për t’u harruar Gjermani 2024, por flamuri italian ishte i pranishëm në Kampionatin Europian deri në çerekfinale falë bashkatdhetarëve që qëndrojnë në stolat e pankinave të kombëtareve të tjera.
Me largimin e Vinçenzo Montelës me Turqinë mbrëmë, italianët e eliminuar njëri pas tjetrit largohen nga Gjermania.
Jashtë Marko Rosi me Hungarinë e tij, Italia e Luçiano Spaletit, Belgjika e Domeniko Tedeskos, Sllovakia e Françesko Kalzonës dhe së fundi Turqia e Vinçenzo Montelës.
Në Gjermani ka mbetur vetëm një italian, një nga më të mirët në rolin e tij: arbitri Daniele Orsato.
Ai drejtoi Angli-Zvicër në çerekfinale dhe veneciani është në garë për finalen.
Orsato arbitroi ndeshjen e tij të fundit në Serie A më 2 qershor (rikuperimi Atalanta-Fiorentina) dhe finalja e Euro 2024 në Olympistadion në Berlin do të ishte fundi i përsosur i karrierës së tij.
Ai mbetet një kandidaturë shumë serioze, duke pasur parasysh drejtimin perfekt të ndeshjes në çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës, pa polemika dhe pa episode të diskutueshme.
Vendimi do të merret nga një tjetër italian, kreu i arbitrave të UEFA-s, Roberto Rozeti, mes një liste emrash që përfshin edhe britanikun Majkell Oliver dhe polakun Simon Marçiniak.