Aleksi mbyll bashkëpunimin me Teutën

Pas Sebino Plakut, Bjagoja Todorovskit, Filip Ivanoviçit, radha e fierakut Albano Aleksi për tu larguar nga ‘Djemtë e Detit’

Teuta dhe Albano Aleksi nuk do të vazhdonin më bashkëpunimin mes tyre për sezonin e ardhshëm.

Klubi durrsak me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ka bërë me dije se mes tij dhe Albano Aleksit janë ndarë rrugët.

Teuta e ka falënderuar mesfushorin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës. 29-vjeçari ka fituar 1 titull kampion, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë me durrsakët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!