Kukësi shet aksionet e…Bashkisë

Në prezatimin e sotëm zyrtar të trajnerit Skënder Gega, Kukësi ka prezantuar edhe donatorin e ri.

Bashkia e Kukësit nuk ka më përqindje aksionesh te KF Kukësi. Mësohet se 12.5% të aksioneve që zotëroheshin nga njësia e qeverisë vendore i është shitur privatit. Më konkretisht, këtë pjesë të aksioneve që zotërohej nga Bashkia e ka blerë për 65 milion lekë të vjetër nga Braka SHKP.

Sigurisht pjesën e ‘luanit’ të aksioneve, 87.5%, e mban Lavdrim Gjici, vëllai i presidentit të nderit të Kukësit, Safet Gjici.

Shitja e aksioneve të Bashkisë te Braka SHKP nuk vë në diskutim vendimmarrjen, pasi kuptohet familja Gjici, me përqindjen e aksioneve që zotëron nuk mund të pengohet në vendime.

Në kushte të reja, përfshirja e Braka SHKP me përqindjet e saj pritet të rrisë kapacitetet financiare të Kukësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!