Autobuzë dhe bileta për tifozët, Xhaferi ka premio speciale…

Presidenti i Vllaznisë Alban Xhaferi, ka deklaruar se skuadra e tij do kishte shpëtimin sezonal vetëm nëse fiton Kupën e Shqipërisë në 31 maj ndaj Laçit.

Me vendin e 5 në renditjen përfundimtare në kampionat, Vllaznia e ka domosdoshmëri trofeun në mënyrë që kuqeblutë të bëhën pjesë e Ligës së Konferencës për sezonin 2022-23.

Në këtë pikë, vetë kreu i klubit ka marrë masat paraprake. Fillimisht afroi ish trajnerin e Laçit Mirel Josën për stolin e më pas përmes faqes zyrtare të Vllaznisë, njoftoi se do vendosë autobuzë falas për tifozët por dhe bileta në dispozicion nga Shkodra (kundrejt vlerës).

Megjtihatë lajmi i bujshëm lidhet me shpërblimin në rast fitorejeje të finales.

Sipas ‘Panorama Sport,’ do të jenë 100 milionë lekët e vëna në dispozicion të futbollistëve dhe stafit nga presidenca shkodrane.

Njoftimi i Klubit:

“Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia z.Alban Xhaferi, për t’i ardhur në ndihmë tifozëve shkodranë të cilët dëshirojnë të ndjekin finalen e Kupës së Republikës së Shqipërisë, Vllaznia – Laçi, të martën, ora 19.00, datë 31 Maj 2022, në stadiumin “Air Albania”- Tiranë, ka vendosur në dispozicion, autobuza falas. Ju njoftojmë se nisja do të bëhet ditën e martë 31 Maj 2022, në orën 14.00, pranë sheshit të teatrit Migjeni, Shkodër”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!