Banjaja fiton Çmimin e Madh të Muxhelos

Francesko Banjaja fiton GP të Italisë në Muxhelo, raundi i tetë i sezonit MotoGP.
Piloti i Ducati, i cili filloi nga vendi i pestë, rrëshqiti deri në të nëntin dhe më pas arrin të triumfojë, përpara Yamaha-s së Fabio Kuartararos dhe Aprilia-s së Aleks Espargarosë.
Me fitoren e fituar në shtëpi, Banjaja ngjitet në vendin e katërt në renditjen botërore me 41 pikë më pak se francezi Kuartararo që e çon në tetë pikë përpara vendit të dytë të zënë nga Espargaro.
Një garë e cila u startua surprizisht nga Fabio Di Xhanantonio dhe pas tij dy italianët e tjerë të VR46 Marko bezegi e Luka Marini.
Vetëm vendi i 10 për Mark markez i cili pas kësaj gare largohet në Amerikë për operacionin numër 4. Botëror i mbyllur për spanjollin.
Kryeson botërorin Kuartararao me 122 pikë pas tij Aleks Espargaro me 114 dhe Enea Bastianini me 94 pikë./Sportiim.al/
Renditja e sotme:
