Firo te kampionët/ Hoxhallari dhe tani…Najdovski

Tirana u shpall kampion për herë të 26-të në shtatë maj 2022 por bardheblutë patën meriten se dhe në ndeshjen pasuese ndaj Vllaznisë dhanë shembullin prej kampioni duke respektuar emrin e saj, rregulloret e futbollit por dhe ekipet e tjera në garë duke fituar tri pikë.

Megjithatë te skuadra kampione duket se ende pa përfunduar zyrtarisht kampionati teksa në lojë janë dhe dy javë qarkullojnë lëvizje të shumta futbollistësh. Madje dhe të vetë trajnerit kampion Orges Shehi.

Prej ditësh kapiteni Hoxhallari pati deklaruar publikisht se “ky derbi i fundit” duke zbuluar se edicionin e ardhëshëm do të largohet (kapiteni me shumë gjasë do ti bashkohet UTA Arad në Rumani).

Por drejt largimit nga skuadra edhe mbrojtësi Filip Najdovksi. Për maqedonasin verior palt duken larg një marrëveshje të re. Gjithësesi, numri ‘5’ pritet të mbyllë me Tiranën angazhimet kontinentale.

Ndërkaq te grupi aktual i futbollistëve ka disa emra të tjerë, menaxherët e të cilëve po punojnë në disa drejtime. Natyrisht zgjedhja e parë Tirana. Sikundër dhe vetë trjaneri Shehi i cili u përfol së fundi për një kalim te Gjilani në Kosovë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!