Ten Hag mban Ronaldon, Suarez drejt Aston Vilës

Erik ten Hag dëshiron të fillojë sërish nga Kristiano Ronaldo. Siç shkruan sot The Sun, trajneri i ri i Mançester Junajtid i ka komunikuar lojtarit dhe drejtuesve dëshirën e tij për të konfirmuar portugezin në qendër të sulmit dhe gjithashtu për projektin e tij teknik.
Ndërkohë,pak ditë më parë CR7 u shfaq në videon e prezantimit të fanellës së re të Djajve të Kuq për sezonin 2022-2023. Një e dhënë më shumë se një rastësi, në funksion të sezonit të ardhshëm.
E ardhmja e Luis Suarez mund të jetë sërish në Premier League. Sulmuesi pas takimit Atletiko-Sevilja ka përshëndetur të gjithë në ‘Wanda Metropolitano’. “Pistolero” 35 vjeçar, me shumë mundësi do ti bashkohet ish shokut të skuadrës Stven Zherard tani si teknik te Aston Vila.