Titulli në Angli? Uest Hem ndal Sitin

Uest Hem ndal Sitin dhe përshëndet në lamtumirë pas 18 viteve kontribut Mark Noble

Java e parafundit në kampionatin anglez solli ndalesën e Mançester Sitit duke bërë që titulli kampion në Premier League të vendoset me shumë mundësi në javën e fundit.

Qytetarët ishin miq në Londër ndërsa përballë ekipit të Uest Hem e panë vetën poshtë dy golave të shënuar nga Bauen. Në start të së dytës, Grilish dhe më pas një autogol i çekut Vladimir Cufal, i dërguan shifrat në 2-2.

Fundi mund të ishte i lumtur për ekpin e Pep Guardiolës por Mahrez nga penalltia e akorduar prej gjyqtarit Tejlor u prit nga portieri i skuadrës së Devid Mojes, Fabianski.

Kështu Liverpul teksa ka dhe një ndeshje për të rekuperuar pas trofeut të djeshëm në FA Cup, mund të tentojë dhe titullin.

Shifrat sot:

Totenhem- Bërnli 1-0

Aston Vila-Kristal Palasë 1-1

Lids-Brajton 1-1

Uatford- Lester 1-5

Uolves- Noruiç 1-1

Everton- Brentford nis në 17:30

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!