Liverpul për herë të 10-të në një finale Championsi

Gjysmëfinale CHL/ Vijareal- Liverpul 2-3 (2-5)

Dia në minutën e tretë dhe Kokelë në të 41′ surprizuan me avantazhin e Vijarealit ndaj Liverpulit në pjesën e parë të gjysmëfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve. Gjithësesi në të dytën, ‘luani’ u zgjua dhe skuadra e teknikut Jurgen Klop falë cilësive përmbysi nga 2-0 në 2-3.

Golat e Fabinjos (62′), Luis Diaz në të 67′ dhe supergoli i Sadio Manesë në të 74′ shuan shpresat e ‘Nëndetëses së Verdhë’ spanjolle të udhëhequr nga Unai Emeri për të prekur për herë të parë një finale Championsi.

Kështu me shifrat e përgjithshën 2-5 në finalen e Parisit në 28 maj, do të shkojë Liverpul. Finalisti tjetër nesër ndërmjet Real- Siti./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!