Tirana ndalet sërish, Laçi ka Guindon, bien krutanët
Sulmuesi i Laçit ngjitet në krye të golashënuesëve me 16 gola, post Tirana- Teuta përfshihet nga tensioni.
Javë pas jave shtyhet festa e Tiranës për të zyrtarizuar titullin kampion të edicionit të 83 Kombëtar të futbollit. Ndaj Teutës sot në Selman Stërmasi, bardheblutë e Shehit barazuan 1-1 duke i dërguar në tre takimet pa fitore (dy humbje një barazim).
Në sprintin final, Tirana duket nervoze ndërsa veç mungesës së fitores sot humbi për takimin e radhës në derbi me Partizanin dhe dy titullarë për protesta si Najdovski e Xhixha.
Në Rrogozhinë, Egnatia- Laçi u vendos nga cilësia e bardhezinjëve të cilët fituan 0-2 duke gjetur golat me Guindon që arrin në kuotën e 16 golave (në fakt 17 por relatorët ia mohuan një gol pikërisht në Rrogozhinë ndaj Teutës).
Fiton dhe Skënderbeu ndaj Kastriotit në shifrat 2-0 duke i dhënë një bonus vetes në tetntativen për qëndrim. Krutanët thyhen pas 9 rezultateve pozitive (8 fitore dhe 1 barazim).
Kukësi- Partizani u zhvillua dje në Kukës (1-2) ndërsa nesër luhet Dinamo- Vllaznia në Elbasan.
Java e 32:
Tirana- Teuta 1-1
Egnatia-Laçi 0-2
Skënderbeu- Kastrioti 2-0
Kukësi-Partizani 1-2 (luajtur dje)
Dinamo- Vllaznia nesër në 16:45 në ‘Elbasan Arena’/Sportiim.al/