Real Madrid kampion për herë të 35-të në La Liga

Të gjithë ne Cibeles për të nisur festën numër 35.

I mjaftonte një pikë vetme por në ‘Santiago Bernabeu’ të gjithë ishin përgatitur për spektakël. Skuadra më e madhe në glob e veshur me të bardha për të konkluduar me titullin kampion para një publiku të ekzaltuar.

Kështu me fitoren e sotme 4-0 ndaj Espanjolit, Reali i Madridit çerefikohet si kampion i vitit 2021-22 në La Liga Santander të Spanjës.

Në fund trofeu u ngrit në qiell nga kapiteni Marselo. Braziliani numëron 24 trofe të fituar më “Los Blancos”, më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e klubit. Më pas në ‘paradë’ të gjithë kampionët me radhë.

Ançeloti:

Trajneri italian Karlo Ançeloti hyn në histori, pasi është bërë trajneri i parë që fiton 5 tituj kamçpion në 5 kampionate elitare në Europë.

62 vjeçari ia ka dalë të triumfojë me Milan, Bajern Mynih, Çelsi, PSG dhe së fundi me Real Madrid. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!