LaLiga, 10 ekipe me “shqiptarë” rrezikojnë rënjën

La Liga në Spanjë, pasi dha verdiktin titull (35) për Realin ende nuk ka qartësi për skuadrat të cilat pas 4 javeve të mbetura, do zbresin në ‘Secunda’.

Në fakt janë plot 10 ekipe të involguara për tu rrëzuar nga treshja e formulës spanjolle që mbyll tabelën në 38 javë.

Për Levante dhe Alaves situata është e komplikuar, por jo plotësisht e dëshpëruar. Matematika në fakt mban ‘peng’ disa nga skuadrat të cilat me 12 pikë në dispozicion për secilën, mund të tjetërsojë renditjen përfundimtare.

Kështu të rrezikuara veç Levantes së Enis Bardhit e Alavesit janë edhe Granada e Myrto Uzunit, Majorka e Vedat Muriqit, Kadiz, Getafe. Madje edhe Espanjoli i Keidi Bares, Elce, Selta Vigo e deri te Vajekano e Ivan Balliut./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!