Finalistet ende në pikëpyetje, në Tiranë vijnë…

U zhvilluan sot katër takime gjysmëfinale të takimëve të para në Europa dhe Conference League.
Eintraht sikundër dhe në duelin e dytë me Barcelonën në çerekfinale, ia del edhe në gjysmëfiale të vajtjes me Uest Hem të bëjë rezultat. Edhe sfida tjetër u duk deri në fund surprizë. Skocezët e Rejnxhërs ndalën deri në të 85′-ën Lajpcigun për të pësuar golin.
Ndërkaq për finalen e 25 majit në program në ‘Air Albania Stadium’ (Tiranë) dy ndeshjet gjysmëfinale lanë gjithëçka hapur për ndeshjet e kthimit.
Roma e nisi me epërsi ndeshjen me Dhelprat në ishull por në të dytën shifrat u barazuan në 1-1. Ndërkohë në Roterdam, Fejnord udhëhoqi 2-0 ndaj favoritëve të Marsejës por skuadra franceze barazoi që në 45 minutat e para. Më pas epërsia e holandezëve për 3-2.
Europa League
Uest Hem-Eintraht 1-2
Lajpcig- Rejnxhers 1-0
Conference League
Lieçester- Roma 1-1
Fejnord-Marsejë 3-2