Armand Duka: “Kukës Arena”? Ky është realiteti ynë

Sot ‘Kukës Arena’ një vepër e madhe infrastrukturore për futbollin shqiptar do të hapë dyert për herë të parë. Impianti i ri, kontribut financiar i FSHF-së dhe qeverisë, i ngjan një stadiumi europian duke bërë që edhe në skajin verilindor të luhet në fushë apo ndiqet në tribuna, në kushte optimale.

Natyrisht kreu i FSHF-së Armand Duka ndihet krenar për këtë sukses të radhës të institucionit që drejton. Duka ka shkruar enkas për këtë event të ditës në kanalet e tij sociale.

Postimi i Armand Dukës në Facebook:

Stadiumi i ri i Kukësit hap dyert sot!

“Të dashur miq. Mbrëmjen e sotme përmbyllim një tjetër investim strategjik për futbollin shqiptar. “Kukës Arena”, një investim i Federatës së Futbollit në bashkëpunim me qeverinë shqiptare inagurohet sot në mbrëmje me ndeshjen e Abissnet Superiore, Kukësi-Laçi.

Ndihem shumë i lumtur teksa shikoj që vit pas viti në realitetin tonë futbollistik, po shtojmë vepra të tilla që na afrojmë giithmonë e më shumë te standartet e larta që kemi vendosur. Ta gëzojë futbolli shqiptar dhe qyteti i Kukësit me tifozët e tij të mrekullueshëm”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!