Rikthimi i jashtëzakonshëm i Rrocës

Ish futbollisti i Luftëtarit dhe Kukësit nuk u përfshi kurrë në një listë ‘testimi’ me kuqezinjtë. Sot realizon 3 gola në një ndeshje zyrtare në Turqi.

Mesfushori i Istanbulspor Eduart Rroca edicionin e kaluar realizoi 9 gola në Ligën e Parë turke por sivjet ai ka qëndruar për shumë kohë larg fushave pas kalvarit të dëmtimit të gjatë.

Sidoqoftë librazhdasi 28 vjeçar rikthehet me skuadrën si një kampion i lindur pasi fantazisti ka shënuar sot plot tre gola ndaj Denizlispor. Gjithësesi paradoksi mbetet te kjo sfidë e cila në fund ka folur për skuadrën vendase të Denizilispor të cilët shënuan një gol më tepër se vetë Rroca 4-3.

Në skuadrën e Istanbulspor veç Rrocës aktivizohen të tjerë shqiptarë si Abazaj, Et’hemi dhe Topalli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!