Erzeni kërkon licensimin e “Tofik Jashari”-it

Tifozët e Erzenit të cilët në dy raste i kanë bërë ‘presion’ trajnerit të skuadrës Nevil Dede për më shumë përgjegjësi në krye të skuadrës për atë që jepte në fushë, kanë raportuar në rrjete, se Erzeni e ka të vështirë të luajë në “Tofik Jashari” në Superiore.

Sot, përmes një postimi në Facebook, ata shkruajnë se stadiumi “Tofik Jashari” duhet licensuar dhe se Erzeni pasi të sigurojë ngjitjen, të mund të zhvillojë sfidat e elitës në Shijak.

Postimi i Erzeni Fan Club:

“Stadiumi “Tofik Jashari” ka dy tribuna. Tribuna kryesore e cila ka kapacitet per 750-800 persona si dhe tribuna perballe e ndertuar para 5 vitesh ku ka kapacitet per 600-700 persona. Një nga kushtet e sigurisë që duhen plotesuar është mbyllja e pjeses hyrëse se stadiumit (pas porte) e cila mund të mbyllet fare mire me Reklama çka jo vetem do te plotesonte kushtin por edhe do te sillte te ardhura per klubin.

Në tribunen kryesore eshte vendosur 1 dhome per gazetarer kryesisht te gazetave por ka vend mjaftueshem per shtimin e tyre pasi ne superlige takimet transmetohen direkt.“Tofik Jashari” ofron gjithashtu edhe nje aneks Stervitor i cili do ti sherbente mjaft mir ekipit per seancat stervitore.

Nuk mendojme se ka nevoje per shum gjera dhe esht e pallogjikshme qe klubi te mos i plotesoj keto dhe takimet te luhen ne Shijak.Ne media po e paraqesin si dicka jo normale kur ne fakt kete sezon Superliga eshte luajtur ne 5 stadiume. Ku shumica e ekipeve kane luajtur jasht rrethit te tyre.

Megjithate ne jemi besimplote se Bashkia dhe padiskutim sponsorat te cilet gjithnje e me shume po shtohen do te nderhyrjne ne infrastukture dhe madje Federata ka premtuar edhe instalimin e ndricimit.

Nuk keni perse te kerkoni stadium kur ne kemi nevoj per fare pak investim dhe madje investim te cilit i nxjerr dhe fitim. Me biletat , me reklamat si dhe me te drejten televizive.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!