Fenomeni blen Kruzeiron

Ish presidenti Serxhio Santos Rodrigues në akt dorëzim: ‘Jemi shumë të lumtur t’ia dorëzojmë Cruzeiron Ronaldos dhe stafit të tij kompetent. I sigurt se futbolli ynë do të rifillojë trajektoren e suksesshme”.

Ronaldo (Fenomeni) mësohet se ka zyrtarizuar blerjen e aksionëve të Kruzeiros në Brazil. Ish sulmuesi i famshëm bleu 90% të klubit nga Belo Horizonte në Amerikë të Jugut.

Sipas asaj që vetë klubi ka deklaruar Ronaldo së bashku me sipërmarrës të tjerë synon të shlyejë borxhet e klubit por edhe të forcojë skuadrën në funksion të sezonit të ri.

Ronaldo prej disa vitesh zotëron edhe Real Vajadolid në Spanjë dhe ka një pakicë të aksioneve në Fort Lauderdale Strikers në SHBA.

Nënshkrimi u bë më 8 prill, por njoftimi zyrtar mbërriti vetëm sot e shoqëruar me fjalët e Ronaldos:

Ne synojmë një punë për një periudhë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Kemi disa fronte për tu përballur dhe e dimë se një perspektivë e një pune shumë të vështirë.Kemi besimin për ta bërë Cruzeiro-n të funksionojë dhe të japë rezultate.

Jam i nderuar që jam këtu të drejtoj procesin e rindërtimit të klubit. Dua t’u them tifozëve se ne nuk do të ndalemi derisa të zbatojmë gjerësisht një model menaxhimi që çon drejt suksesit sportiv”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!