Katastrofa/ FA Cup, masakra e madhe e Liverpul-Nontingem

33 vite më parë përplasja e dhunëshme me përmasa katastrofike në gjysmëfinalen e FA Cup (Hillsborough1989), është cilësuar nga gjykata në Britaninë e Madhe si vrasje.

15 Prilli 1989 është dita e masakrës së Hillsborough, teksa 96 njerëz vdesin gjatë Liverpul-Notingem Forest dhe mbi 700 të tjerë plagosën.

Atë pasdite, gjysmëfinalja e Kupës FA u luajt në fushën neutrale të Hillsborough në Shefield.

Shumë tifozë të Liverpulit vonuan për të hyrë në stadium pasi ato u penguan nga disa punime në autostradë. Më pas në tribuna, pas 6 minutave lojë, nis përleshja dhe situata që del jashtë kontollit me portat që hapen gabimishit nga policia.

Versioni i parë i Policisë ishte ai i vdekjes së fansave të lidhur me tej pijen dhe dhunën mes tyre. Version i mirëqenë pothuajse nga të gjitha gazetat angleze. Më pas një seri gjyqesh dhe hetimesh që zgjatën shumë vite deri në pikën e kthesës së vitit 2012, kur kryeministri i kohës David Cameron kërkoi falje në emër të shtetit për familjet e viktimave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!