Javë vendimtare, Tirana ka në dorë… ‘topin’
Pas njohjes së skuadrave finaliste të Kupës së Shqipërisë, kampionati në dy ditë.
Egnatia- Tirana dhe Kastrioti-Kukësi me start orën 13:45, do të jenë dy çiftet në garë të ditës së shtunë të cilat hapin zyrtarisht javën e 29 Abissnet Superiore.
Si Egnatia ashtu dhe Kastrioti prej javësh po bëjnë mirë duke e spostuar zonën e rrezikut për të rënë një ligë më poshtë te Dinmo dhe Skënderbeu. Tirana udhëton e qetë drejt Rrogozhinës me kryesimin e pandalshëm dhe të diferncuar në krye.
Për sfidantin e Kastriotit në Kamëz, Kukësin, situata nuk është aspak e mirë. Së paku në objektivin minimal të verilindorëve-europën nga kampionati.
E diela pason me tri sfidat e tjera. Fillimisht Laçi-Dinamo, në orën 13:45 me dy ekipet që pavarësisht pozicionëve në renditje kanë javë që nuk fitojnë në kampionat. Blutë në shansin e fundit për qëndrim.
Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Skënderbeu, me objektivë madhorë nisin në orën 16:45. Durrsakët të eleminuar nga Kupa e të kanosur nga skuadrat poshtë, do kenë një tjetër provë të vështirë me shkodranët në kërkim të europës edhe nga kampionati (Vllaznia në finale të Kupës me Laçin).
Te Partizani- Skënderbeu situata bëhët mjaft serioze për të kuqtë. Eleminimi dje nga Kupa e 70-të (gjysmëfinale) shton presionin te të kuqtë në kërkim të zonës euro nga kampionati aktual.
Skënderbeu me 8 javë nga fundi duket i rrëzuar. Gjithësesi matematika nuk lejon të mendohet më e keqja. Gara sezonale në këtë pikë të saj e paparashikueshme.Kryesisht për ekipet nga vendi i dytë deri te i nënti. /Sportiim.al/