Nadal me brinjë të thyer, rrezikon turnetë…

Rafael Nadal duket se po kalon një situatë aspak të mirë në aspektin fizik. Fituesi i ‘Australian Open’ nuk është rikthyer ende në fushat e tenisit qëkur humbi një ndeshje finale në turneun ATP në Indian Wells me Taylor Fritz.

Pas takimit, 35 vjeçri nga Majorka tha se kishte probleme me frymëmarrjen dhe ndinte dhimbje ndërsa më vonë mjekët konstatuan se veterani i lojës me raketa kishte një brinjë të thyer.

Më pas u raportua se Nadal do evitonte turnetë në Majami, Monte Carlo por me gjasë edhe në Barcelonë.

Sigurisht asgjë nuk dihet për datën e kthimit të tij, aq më tepër që Nadal nuk ka nisur ende stërvitjet. Aktualisht, opsionet reale duket se janë ose rikthimi në turneun e Madridit në program me1 maj ose në Romë një javë më pas në 8 maj.

Gjithësesi Nadal do të përpiqet të bëjë gjithçka për t’u përgatitur plotësisht për Roland Garros, ku do të kërkonte titullin e tij të 22-të Grand Slam-ve në karrierë. Spanjolli numëron 13 tituj ‘Roland Garros’./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!