D-1950: Dinamo ra, njollë e zezë për drejtues-futbollistë

Dinamo ra për shkaqe sportive. Këta lojtarë të mirëpaguar bashkë me drejtuesit lanë një njollë të zezë në historinë e Dinamos e cila nuk do të fshihet kurrë”-shkruan D-1950

Dinamo e Tiranës bëhët çështje për të gjithë ata që kontribuan ndër vite për ngjyrat blu. Humbja e djeshme e skuadrës së Vanolit me Kastriotin (0-1) në momentin më delikat të sezonit, ka bërë që një pjesë e mirë e ‘dinamovitëve’ ta konsiderojnë si rrëzimin zyrtar të Dinamos.

Reagimet:

Postimi i Dinamos 1950:

Kjo është rënia e parë e Dinamos nga Kategoria. Në sezonin 2011/2012 Dinamo ra nga Kategoria për herë të parë në historinë e saj por ajo rënie nuk erdhi si pasojë e rezultateve sportive por pas sulmeve të politikës dhe federatës ku Dinamos ju rrëmbye kompleksi stërvitor.

Çunat e sezonit 2011/2012 ishin heronj sepse lozën gjithë sezonin pa u paguar, nuk kishin kushte për stërvitje e bënin në 9 të mëngjesit sepse duhej liruar fusha. Ndërsa këtë sezon Dinamo ra për shkaqe sportive.

Këta lojtar të mirëpaguar bashkë me drejtuesit lanë një njollë të zezë në historinë e Dinamos e cila nuk do të fshihet kurrë. Mbase këto që janë sot në klub kanë parë Dinamon për shumë vite në Kategorinë e Parë por Dinamo nuk ka asnjë lidhje me atë Kategori.

Ata as nuk e kanë idenë çfarë përfaqëson Dinamo, ajo është ndërtuar për të qenë lokomotivë e futbollit shqiptar ashtu siç ishte deri në kohën e Besnik Sulajt. Është turp i madh për Dinamon të rikthehet në atë purgator ku politika e dërgoi vite më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!