Vanoli do fitoren, Kastrioti mendon ndryshe

Java e 28 mbyllet sot në 14:45 me sfidën e mbijetesës në ‘Elbasan Arena’ mes Dinamos dhe Kastriotit.

Trajneri i Diamos Rodolofo Vanoli vendos në presion të gjithë. Madje edhe ata që kanë punuar më herët te blutë. Italiani e di mirë se sot në Elbasan 14:45 ndaj Kastriotit i duhet të luajë kartën e fundit shpëtimtare.

Vanoli dje:

Situata nuk është e thjeshtë, por për sa kohë që unë jam përpara jush, jam i gatshëm të provoj për ta ndryshuar atë. Më vjen keq edhe për presidentin që ka investuar pa fund, por tani ka ardhur momenti që ne të marrim përgjegjësitë tona.

Ka shumë kritika ndaj Dinamos, ka njerëz apo ish-drejtues që përpiqen të shpëtojnë fytyrën e tyre dhe dalin e flasin nëpër media, por nëse jemi këtu ku jemi, është përgjegjësi edhe e atyre njerëzve që kanë punuar për 9 muaj në këtë klub. Ka ardhur momenti që të gjithë të lëvizin dhe të bëjnë maksimumin. Unë për sa kohë jam këtu besoj ende“. Ndërkaq, sërish te Dinamo formacioni duket i stisur…

Në anën tjetër Çela, tekniku i Kastriotit mendos se skuadra e tij është e vendosur për të mos dalë pa pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!