Rama: Ta urojmë Kallakun u bë baba…
Drejtori: “Tani që kemi shtëpinë tonë do nisim provimet për përzgjedhje lojtarësh”
Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit Olsi Rama zbuloi sot në Rubrikën Sportive në RTSH, se mesfushori i kuq Sherif Kallaku është bërë dje baba.
Numri 2 i klubit të Partizanit ndërsa Muça nisi analizën për mesfushorin nga Fushë-Kruja, ndërhyri me një batutë: “Le ta urojmë Kallakun pasi dje është bërë baba”. Aq ka mjaftuar dhe i gjithë paneli ka shpërthyer në urime.
Më pas drejtori ka folur edhe për situatën e Albion Markut apo Sherif Kallakut në marrëdhënjen e tyre me skuadrën që ka kartonët e dy futbollistëve, Lokomotiva Zagreb.
Më pas Rama kthyer te realiteti në skuadër shtoi: “Rrapaj e ka merituar të luaj, Cara e ka merituar, Marku e ka merituar. Jemi konservatorë në mendime. 20 vjeç nuk je më lojtar i ri. Shihni Barcelonën…”-ndër të tjera drejtori i Partizanit