E mërkura zbardh finalistet e Kupës

Kupa e Shqipërisë, edicioni i 70-të luan të mërkurën e 13-të prillit 2022 dy ndeshjet e kthimit të turit gjysmëfinal.

Laçi- Teuta dhe Vllaznia- Partizani do të jenë në fushë respektivisht në 14:45 në Laç dhe në 17:45 në ‘Loro Boriçi’.

Në të vajtjes Teuta është mundur në shtëpi 1-2 nga Laçi ndërsa takimi i Elbasanit mes Partizanit dhe Vllaznisë është mbyllur 0-0.

Për t’u kujtuar se në takimet e kthimit pas rregullit të ri i FIFA-s dhe UEFA-s implementuar nga FSHF nuk njihet goli jashtë fushe. E thënë ndryshe nëse Vllaznia-Partizani 0-0 nëse del barazim por me gola ndeshja shkon në shtesë./Sportiim.al/

Ndeshjet e kthimit, Kupa e Shqipërisë turi gjysmëfinal:

14:45 Laçi- Teuta

17:45 Vllaznia-Partizani

-Finalja, parashikuar nga Sektori i Garave për në 31 maj 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!