Video/ Vllaznia akuzon gjyqtarin, ka tension pas ndeshjes

Vllaznia akuzon fort lidhur me golin e anulluar të Aralicës shënuar në të 93-tën ndaj Partizanit. E gjitha ngjau në gjysmëfinalen e vajtjes mes Partizanit dhe Vllaznisë luajtur pasditen e sotme në ‘Elbasan Arena’ dhe të përfunduar 0-0.

I zhgënjyer edhe trajneri i Vllaznisë Elvis Plori. Ndër të tjera pas ndeshjes për Supersport ka deklaruar:

Sapo e pashë përsëri në dhomat e zhveshjes. E pashë edhe një herë me përsëritje, është e çuditshme. Ne nuk bëjmë mirë që flasim për arbitrat, por duhet të flasim se kemi gjithë punën dhe investimin.

OK, gaboi arbitri (Ferhataj) dhe në moment ka gabuar, por në momentin që e jep pastaj duke e parë, e jep me dashje. Po shkove dhe e pe, çfarë të thuash…?”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!